Pagani paralajmëron superautomobilin e ri

Auto

Pagani paralajmëron superautomobilin e ri

Më: 5 mars 2018 Në ora: 12:28
Pagani

Prodhuesi italian i superautomobilave Pagani planifikon që deri në vitin 2025 të hedhë në treg modelin e vet elektrik.

Pagani herën e fundit në qendër të vëmendjes ishte dimrin e kaluar kur prezantoi Huayra Roadster. 

Themeluesi i kompanisë Orasio Pagani kohë më parë konfirmoi punën në dy projekte të reja, njëri është pasardhësi i Huayra dhe tjetri hiperautomobil elektrik.

Në modelin EV thuhet se po punojnë mbi 20 inxhinierë dhe detaji i vetëm të cilin Pagani e ka zbuluar është se nuk kanë ndërmend të zhvillojnë teknologjinë e menaxhimit autonom.  

Sa i përket gjeneratës së re të Huayra, do të ketë motor të ri twin-turbo nga Mercedes AMG me ndërrues manual të shpejtësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat