Suksesin e modelit M2, BMW e feston me ‘hijen e zezë’

Auto

Suksesin e modelit M2, BMW e feston me ‘hijen e zezë’

Më: 6 mars 2018 Në ora: 11:12
BMW M2

BMW M2 me edicionin e limituar Black Shadow

Derisa po pritet më padurim, se si do të duket dhe çfarë do të përmbajë BMW M2 Competicion, prodhuesi nga Bavaria ka befasuar me një lajm tjetër.

Pasardhësi i këtij modeli duket se do të vonohet, meqë në Geneva Auto Show do të shohim edicionin special Black Shadow, dedikuar këtij modeli. Vetura me përfundime të buta me ngjyrën metalike Sapphire Black, është pjesë e edicionit që në shqip nënkupton ‘hija e zezë’. Kjo u krijua për të festuar suksesin enorm, që M2 pati gjatë vitit të shkuar.

Me mbi 12 mijë njësi të shitura, ky model ishte më i shituri gjatë vitit të kaluar nga linja M, me një margjinë të gjerë. Pos pjesëve të jashtme të pasqyrave, i gjithë eksterieri ka përfundime të zeza nga fibrat e karbonit.

Grilli dhe katër gypat për nxjerrjen e gazit, janë punuar nga kromi, teksa metalet mes rrotave me 19-inch janë të lyera mat. Brenda kapakut ka motorin me 365 kuajfuqi, që mundëson arritjen e shpejtësisë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 4.3-sekonda. Kompani BMW ka bërë të ditur se shitjet për këtë edicion të limituar fillojnë tani, por nuk ka bërë të ditur çmimin. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat