Porsche i ri vjen në Gjenevë

Auto

Porsche i ri vjen në Gjenevë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:01
Porsche

Porsche prezantoi në panairin e veturave në Gjenevë konceptin e modelit Mission E Cross Turismo.

Njësia e motorit siguron më shumë se 600 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km në orë arrin për më pak se 3.5 sekonda, përderisa nga 0-200 km/h arrin për më pak se 12 sekonda.

Vetura elektrike me arkitekturë 800-volt siguron që me një mbushje të baterisë të kalojë rreth 400 kilometra, ndërsa mbushja do të bëhet për 15 minuta.  Mission E Cross pritet të jetë konkurrencë serioze e Tesla, përkatësisht modeleve S dhe X.  

Nuk dihet se kur Porsche do të dalë në treg, derisa versioni bazë Mission E planifikohet për vitin 2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat