BMW e re luksoze vjen në panairin e Gjenevës

Auto

BMW e re luksoze vjen në panairin e Gjenevës

Më: 6 mars 2018 Në ora: 20:08
BMW

Gjiganti gjerman BMW prezantoi në sallonin e automobilave në Gjenevë konceptin e tij M8 Grand Coupe.

Nga Munihu porositin se ai përfaqëson një risi krejtësisht të re sa i përket linjës luksoze M.

Koncepti M8 Grand Coupe ka maskë të zezë të përparme, e cila pritet të jetë standarde edhe për modelet e ardhshme.

“Ai është i dizajnuar në atë mënyrë që të tërheqë njerëzit që kërkojnë diçka të veçantë”, ka thënë Domagoj Dukec nga kompania BMW.

BMW Koncept M8 Grand Coupe paralajmëron Serinë e re 8, e cila do të prezantohet vitin e ardhshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat