Gjeneva me një ofertë të veçantë për të moshuarit të cilët heqin dorë nga patentë shoferi

Auto

Gjeneva me një ofertë të veçantë për të moshuarit të cilët heqin dorë nga patentë shoferi

Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Qyteti i Gjenevës është duke zbatuar një ofertë të veçantë për t’i frymëzuar qytetarët e moshuar që të heqin dorë nga vozitja.

100 personat e parë të moshës rreth 70 vjeçare që heqin dorë nga patentë shoferi, do të marrin kartelën e transportit publik me gjysmë çmimi.

Ndërsa tre personat e parë që heqin dorë do të përfitojnë transportin publik krejtësisht falas. Plani është hartuar nga udhëheqësit e kantonit të Gjenevës, në mënyrë që të moshuarit të marrin “vendimin e vështirë” për të hequr dorë nga patentë shoferi.

Gjeneva është njëri nga qytetet më të dyndura në botë. Një raport i fundit ka treguar se shoferët shpenzojnë mesatarisht 52 orë duke pritur në trafik çdo vit, apo 16 për qind të kohës së përgjithshme të vozitjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat