Audi tani pranon pagesa për ta rezervuar e-tron-in e ri 2018

Auto

Audi tani pranon pagesa për ta rezervuar e-tron-in e ri 2018

Më: 10 mars 2018 Në ora: 07:03
Audi

Audi tani është duke pranuar depozita online për të rezervuar versionin e ri e-tron SUV.

Modeli komplet elektrik mund të rezervohet për 1 mijë dollarë parapagim para zbulimit të tij zyrtar që do të bëhet më vonë gjatë këtij viti.

Ashtu si Tesla me Model 3 e tyre gjatë vitit të kaluar, depozita është e rikthyeshme komplet dhe kompensohet në çmimin e blerjes ende të paditur të makinës.

Kjo depozitë e regjistron blerësin në “Anëtarët primarë të klubit të porosive” (Priority Order Member Club), duke i dhënë atyre qasje në ngjarje speciale e ekskluzive para se vetura të dorëzohet te Qendra e Audi’së.

Audi më parë a konfirmuar se synimi i saj është për të përshkuar 500 kilometra rrugë për një mbushje të vetme të baterive, ndërsa detajet e tjera deri teni ende nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat