Njëra nga modelet e BMW-së që ka mbajtur premierën në panairin e veturave në Gjenevë është koncepti M8 Gran Coupe, për të cilin gjermanët thonë se është më shumë se një veturë luksoze e sportive me katër dyer.
Koncepti M8 Gran Coupe, sipas tyre, simbolizon luksin unik, ultra-sportiv, të jashtëzakonshëm dhe polarizues, transmeton Koha.net.
BMW Series 8 Gran Coupe serik pritet të arrijë në 2019-ën dhe në ofertë do të gjendet edhe versioni sportiv M8, pamja spektakolare e të cilit është paraqitur në këtë fotografi, të punuar nga dizajneri i njohur i pavaruar X-Tomi Design.
M8 Gran Coupe serik pritet të vijë me motor 4.4-litër Bi-Turbo V8 me mbi 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik ZF me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes Launch Control dhe M xDrive në të gjitha rrotat.