Ford Mustang GT California Special vjen më 2019

Auto

Ford Mustang GT California Special vjen më 2019

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:37
Modeli Ford Mustang GT California Special

Modeli Ford Mustang GT California Special është dizajnuar tërësisht në edicion të limituar dhe do t’i ngjasojë modelit origjinal nga viti 1968.

Së bashku me rikthimin e edicionit Bullitt, Mustang GT, i frymëzuar nga makina Steve McQueen në filmin klasik, Ford do të ofrojë edhe një version California Special.

Pakoja do të jetë e pranishme vetëm në versionet GT coupe të pajisur me ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive.

Ford po ashtu njoftoi se vetura do të jetë e pajisur edhe me një sistem audio 1,000 watt B&O Play.

Çmimi për opsionet e reja do të bëhet i ditur gjatë kësaj vere.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat