Jeep pritet të lansojë gjatë verës edhe një mini SUV

Auto

Jeep pritet të lansojë gjatë verës edhe një mini SUV

Më: 13 mars 2018 Në ora: 08:00
Jeep

Bosi i përgjithshëm i kompanisë Jeep, pretendon se edhe mini SUV i ri, mund ta ketë mundësinë e ‘të shkuarit kudo’

Jeep është në përpjekje, ta shtojë shumëllojshmërinë e makinave SUV me dimensione të mëdha, të modeleve Wagoneer dhe Grand Wagoneer, si dhe Grand Commander që do të shitet vetëm në Kinë, transmeton Telegrafi. Në anën tjerër, janë përhapur lajme se mund të lansojë një makinë tjetër, që është më e vogël se Renegade. Duke folur për mediat, gjatë një aktiviteti të Geneva Motor Show 2018, Mike Manley e ka konfirmuar pjesërisht lajmin, duke potencuar se mund të ndodhë po që se do të kishte kërkesa të mëdha në treg.

“Ka zhvillime edhe në këtë drejtim, pasi duam t’ju plotësojmë kërkesat e të gjithëve. E tëra që duhet të përmbajë, është mundësia që të shkojë kudo, pavarësisht madhësisë që ka”, ka thënë Manley. Sipas tij, duhet pritur deri në qershor, kur pritet të prezantohen pesë modelet e reja SUV.

Mediat që merren me automobilizëm, spekulojnë se Jeepi i ri, mund të bazohet në platformën e PCA Mini, njëjtë sikurse Panda dhe Fiat 500. Me 4,260 milimetra, Renegade është SUV më i vogël dhe më i kompletuar ndonjëherë, që së shpejti mund të ketë edhe një vëlla të vogël po aq të shkathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat