Mercedes-AMG GT 2019, është prezantuar në panairin e Gjenevës

Auto

Mercedes-AMG GT 2019, është prezantuar në panairin e Gjenevës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:54
Mercedes-AMG GT 2019

Kërcënimi më i madh për Porsche Panamera, deri më tani

Pikërisht një vit pasi u prezantua në panairin e Gjenevës si AMG GT Concept, është shfaqur si Mercedes-AMG GT me katër dyer dhe që tani do të jetë një kërcënim i madh për Porsche Panamera.

Nga e njëjta linjë e prodhimit, së fundmi janë lansuar tri sedanë të modernizuar, por ky i fundit, nuk ngjanë me paraardhësit.

Për dallim, është një makinë luksoze dhe tradicionale gjermane, me shumë prekje teknologjike.

Ky model ka trashëguar tërë fuqitë e AMG-së, që ofrojnë kënaqësi maksimale gjatë vozitjes, përfshirë edhe në terrene të vështira.

Motori 4.0-litra V8 që ndodhet në mes dhe prodhon 557 kuajfuqi, ndihmohet edhe nga një tjetër elektrik.

Në këtë formë, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e kapë për 3.3-sekonda, ndërsa arrin shpejtësi maksimale prej 313 kilometrave në orë.

Sistemi i makinës, kur është duke lëvizur në mbi 100 kilometra në orë, sforcon rrotat e pasme në mënyrë që të jetë sa më i shkathtë në zënien e kthesave.

Hapësira e brendshme është e bollshme dhe ofron rehati të madhe.

Shoferi mund të ndihmohet prej ekranit gjigant të ndjeshëm në prekje, që shfaqë hartat dhe gjendjen e rrugëve, në mesin e shumë njoftimeve tjera.

Udhëtarët, mund të argëtohen me ekranet që kanë përpara dhe të jenë rehat në hapësirën e bollshme për këmbë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat