Ja si do të duket BMW G20 Seria 3 2019

Auto

Ja si do të duket BMW G20 Seria 3 2019

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:32
BMW G20 Seria 3 2019

Me një konkurrencë të fortë nga Audi, Mercedes-Benz dhe Jaguar, BMW Seria 3 ka arritur që të mbajë pozita të forta karshi këtyre markave.

Por tashmë BMW është duke testuar modelin e ri të kësaj serie i cili pritet të vijë nga fundi i këtij viti. Ky model do të ketë dukje të ngjashme me Serinë 5 përveç ndryshimeve në detaje.

Ngjashëm me Serinë 5 dhe 7 si dhe modelin X3 edhe Seria 3 do të bazohet në platformën e BMW CLAR. Kjo tregon se Seria 3 do të ofrohet me tërheqje me rrotat e pasme si dhe me sistemin e të gjitha rrotave aktive xDrive.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat