Audi: Tash e tutje çdo tre javë nga një model i ri

Auto

Audi: Tash e tutje çdo tre javë nga një model i ri

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:34
Audi

Në një komunikim për mediat, Audi nënvizoi se po planifikon t’i nënshtrohet një transformimi të madh të biznesit gjatë muajve të ardhshëm, duke rritur buxhetin operativ dhe zhvillimin për sipërmarrjet e reja.

Me më shumë se 20 modele të reja në 2018, Audi planifikon të menaxhoj atë që e quan “iniciativa më e madhe e modeleve në historinë e saj” .

Në mënyrë të vecantë, gjermanët përmendin se presin një vit sfidues përpara. Me shumë punë përpara dhe numrin e përgjithshëm të modeleve të njejta të cilat po prezantohen kohë pas kohe.

Audi është rikthyer fuqishëm pas disa vuajtjeve në vitin 2017 rreth skandalit ‘Dieselgate’ . Audi pritet të lansoj 20 modele të reja, duke përfshirë ridizajnime në formacionin e saj të tanishëm, një SUV të ri Q8 dhe një bollëk ofertash në sektorin e veturave elektrike. Kjo barazohet me një model të ri cdo tre javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat