Spiunohet Opel Mokka X

Auto

Spiunohet Opel Mokka X

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:17
Opel Mokka X

Në internet kanë rrjedhë fotografitë e veturës së maskuar Opel Mokka X, gjatë testeve të vozitjes.

Opel më herët ka njoftuar se gjenerata më e re e modelit SUV Mokka X do të arrijë në sallonet e shitjes në vitin 2019 dhe se do të prodhohet në fabrikën në Ajzenah.

Gjenerata e re e Opel do të bazohet në platformën mekanike CMP (EMP1), të cilën e përdorin automobilat e grupit PSA.

Mokka e parë ishte e bazuar në platformën General Motors Gamma 2.

Premiera e kësaj veture pritet kah fundi  këtij viti.

Më tepër detaje për veturën do të dihen gjatë muajve të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat