Marka e veturave VW në SHBA ka planifikuar të ulë çmimin e veturave të tyra

Auto

Marka e veturave VW në SHBA ka planifikuar të ulë çmimin e veturave të tyra

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:22
Ilustrim

Hinrich Woebcken, që është drejtues i bazës së VW-së për Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është në mision, për t’i bërë amerikanët të bien sërish në dashuri me Veturën e Njerëzve – si pjesë e planit, është edhe bërja e modeleve shumë më të përballueshme.

Pjesë e ndryshimeve, është rritja e njësive të modeleve SUV dhe kryesisht lirimi i çmimeve të veturave dhe pjesëve.

Modeli GTI i ri, do të ketë çmim që nuk është paramenduar deri më tash, por nuk është bërë e ditur shuma. Në anën tjetër, modelet e tanishme Tiguan dhe Jetta, janë liruar për 2,185 dollarë, respektivisht 100 dollarë.

Ky trend pritet të rritet në masë të madhe, ndërsa Volkswagen planifikon të lansojë nga dy modele në vit. Gjatë vitit që vjen, do të arrijë Arteon i ri, si dhe një Passat i ri dizajnuar. Pritjet më të mëdha janë për vitin 2020, kur prezantohet ndryshimi drastik që do të pësojë e tërë familja Golf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat