VW përgatit për amerikanët modelin Atlas

Auto

VW përgatit për amerikanët modelin Atlas

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:43
VW

Gjiganti gjerman Volkswagen do të prezantojë në panairin e automobilave në Nju Jork konceptin e SUV Atlas me pesë ulëse.

Njësoj sikurse Atlas origjinal me shtatë ulëse, modeli i ri do të jetë i dizajnuar kryesisht për tregun amerikan, transmeton KosovaPress.

Atlas me pesë ulëse do të jetë i bazuar në platformën MQB dhe do të ketë motor 2.0 me katër cilindra, të cilët sigurojnë 240 kuaj fuqi.

VW nuk ka konfirmuar emrin e saktë të SUV-it të ri, por besohet se ai do të quhet Atlas Allsport ose Atlas Cross Sport.

Ndryshe, VW paralajmëroi se do të investojë rreth 340 milionë dollarë për daljen e këtij modeli në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat