Posaidoni e bën shumë të fuqishëm Mercedes-AMG A45

Auto

Posaidoni e bën shumë të fuqishëm Mercedes-AMG A45

Më: 25 mars 2018 Në ora: 10:15
Mercedes-AMG A45

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Posaidon, ka krijuar një model të jashtëzakonshëm i cili është i bazuar në Mercedes-AMG A45.

Posaidon, në fakt, motorin M133 2.0-litër të këtij AMG A45 ka arritur t’ia shtojë edhe 169 kuajfuqi, që do të thotë se ty ky model posedon në total 550 kuajfuqi. Po ashtu, ky model i Posaidonit vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Matic.

Gjithashtu, motori M133 i AMG-së tani ka mbushësin më të mirë Turbo, ftohjen më të mirë, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave të bërë nga çeliku, marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi, etj.

Mercedes-AMG ka premtuar më shumë fuqi për gjeneratën e ardhshme të modelit A45, e cila do të shfaqet vitin e ardhshme me 400 kuajfuqi. Spekuloset se edhe modeli hibrid do të vijë në version më të fuqishëm. Paralajmërohet edhe A35 i cili do të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti me mbi 300 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat