Këto janë veturat më të shitura në histori

Auto

Këto janë veturat më të shitura në histori

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:45
Ilustrim

Industria e automjeteve është një ndër bizneset më të mëdha të botës. Gjermania, Japonia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm disa prej shteteve që e kanë prodhimin e veturave si njërën prej shtyllave kryesore të industrisë.

Mediat ndërkombëtare kanë mbledhur informata të sakta nga prodhuesit dhe kanë përpiluar një listë prej 5 modeleve të makinave që janë shitur më së shumti që prej viteve të 60’ta.

Nga këto të dhëna del që vetura më e shitur e të gjitha kohërave është Toyota Corolla, e prezantuar nga prodhuesi japonez së pari më 1966 me modelin e parë, veturë që vazhdon të prodhohet edhe sot dhe të shitet me shumë sukses.

Corolla e Toyotës është shitur në 44.1 milionë njësi që prej vitit 1966 dhe kryeson listën e makinave më të shitura, para modeleve të tjera si Ford F, Volkswagen Golf, Honda Civic e Volkswagen Passat që është i pesti në listë.

Toyota Corolla e vitit 1966

Më poshtë lista e plotë:

Modeli i ri i Corollës

1.Toyota Corolla – 44.1 milionë copë

2.Ford F-Series – 40 milionë

3.Volkswagen Golf – 33 milionë

4.Honda Civic – 24 milionë

5.Volkswagen Passat – 23 milionë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat