Hipermakina elektrike Pininfarina, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për dy sekonda

Auto

Hipermakina elektrike Pininfarina, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për dy sekonda

Më: 20 prill 2018 Në ora: 06:43
Konfirmohet zyrtarisht se hipermakina elektrike nga Pininfarina, do të prezantohet më 2020

Shtëpia italiane e dizajneve Pininfarina, së shpejti prezantohet në Beijing Auto Show me dy koncepte. Në bashkëpunim me Hybrid Kinetic Group, sedani H500 do të merr formën e një makine krejtësisht elektrike për të konkurruar me BMW 3 Series, teksa K350 do të jetë një SUV elektrik me katër ulëse. Më parë ishte raportuar se Pininfarina do të prodhojë makina elektrike, ndërsa tani është zyrtare se në bashkëpunim me Mahindra, do të prodhojë EV luksozë nga kompania e quajtur Automobili Pininfarina.

Me bazë në Evropë, kjo kompani do të sjellë “teknologji të lartë, performansë ekstreme dhe mundësi të lëvizjes me bazë elektrike, për të gjithë konsumatorët në mbarë botën”. Bashkëpunimit do t’i ofrojë ndihmë edhe Michael Perschke nga Audi India, si dhe do të shërbehen me pjesët më të mira nga Formula E. Makina e parë nga këta bashkëpunëtorë, pritet që të lansohet brenda dy vitesh. Pritet që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për dy sekonda, duke e vënë kështu në të njëjtën ligë me Tesla Roadster.

“Është vërtetë një hipermakinë elektrike” ka thënë Perschke, duke shtuar se mund të lëvizë deri në 500 kilometra, me një mbushje të vetme. Çmimet për këtë makinë, pritet të fillojnë nga rreth dy milionë euro. Më të gjitha këto veçori, ky model nga Pininfarina pritet të jetë në garë edhe me Bugatti Chiron me motor elektrik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat