VW instalon 2,000 karikues në SHBA deri në vitin 2019

Auto

VW instalon 2,000 karikues në SHBA deri në vitin 2019

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:08
Volkswagen

Volkswagen do të instalojë rreth 2,000 ngarkues të veturave elektrike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në 2019 përmes degës së saj "Electrify America".

"Elektrifikimi i Amerikës" doli pas skandalit "Dieselgate" si pjesë e marrëveshjes së VW me qeverinë amerikane, e cila i kushtoi gjigandit gjerman rreth 30 miliardë euro për kompensimin e konsumatorëve të veturave të dyshuara për shkak të emetimit të garzave të dëmshme.

Deri në qershorin e ardhshëm, VW do të instalojë ngarkues në më shumë se 500 stacione në të gjithë SHBA, duke përfshirë 100 markete Walmart në 34 shtete, njoftoi kompania gjermane.

Ky projekt do t’i kushtojë VW-së 370 milionë euro dhe ajo përfshin pjesën prej 2 miliardë dollarëve aq sa kompania do të investojë në gjithë infrastrukturën e veturave elektrike në SHBA, duke përfshirë edhe trajnimin në këtë teknologji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat