Ish-drejtori i Volkswagen akuzohet zyrtarisht për skandalin e gazrave

Auto

Ish-drejtori i Volkswagen akuzohet zyrtarisht për skandalin e gazrave

Më: 3 maj 2018 Në ora: 23:17
Martin Winterkorn

sh-drejtori ekzekutiv i kompanisë së automjeteve Volkswagen, Martin Winterkorn, është akuzuar zyrtarisht nga prokurorët në SHBA për skandalin me emetimin e gazrave të naftës.

Ndaj tij është ngritur akuzë për komplot për mashtrimin e testeve të emetimeve të automjeteve Volkswagen me naftë.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions tha se aktakuza pretendon që skema e Volskwagen për të mashtuar kërkesat e saj ligjore, shkoi deri në krye të kompanisë.

Ish-drejtori Winterkorn 70 vjeç, është personi i nëntë i cili akuzohet në SHBA lidhur me këtë skandal. Martin Winterkorn dha dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i Volkswagen shumë shpejt pas publikimit të skandalit të ndotjes së automjeteve me naftë në muajin Shtator të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat