Volvo bashkon forcat me Google për avancimin e panelit të informimit

Auto

Volvo bashkon forcat me Google për avancimin e panelit të informimit

Më: 8 maj 2018 Në ora: 15:46
Sistemi Volvo Sensus është shumë i mirë, por mund të përsoset në masë të madhe

Paneli i informimit Volvo Sensus, është ndër më të mirë që mund të gjendet te veturat moderne. Ekrani i madh i ndjeshëm në prekje vepron me shpejtësi, teksa kthimi i përgjigjeve është shumë i shpejtë. Pos disa ngecjeve në aktivizim, Sensus konsiderohet nga ekspertët gati si perfekt. Të pakënaqur me vlerësimin “gati perfekt”, inxhinierët nga Volvo bashkuan forcat me kompaninë Google, për të krijuar gjeneratën e re të panelit të informimit.

Sistemi do të ketë bazën në aplikacionin Android, ndërsa do t’i përgjigjet pyetjeve me zë përmes Google Assistant, Google Play Store, Google Maps dhe shërbime tjera nga ky gjigant interneti. Sistemi i tanishëm, japë ndihmë të mëdha nëpërmjet Android Auto dhe Apple Car Play, por gjenerata e re do ta ngitë sistemin e lidhjes së brendshme të veturës, në një nivel më të lartë.

Pasi që sistemi vepron në Android, të gjitha përditësimet do të bëhen në të njëjtën kohë edhe në telefonin e pronarit. Prodhuesi suedez Volvo, nuk ka bërë të ditura detajet, por pritjet janë të mëdha, duke pasur parasysh se mundësitë janë pa fund. Më e mira e kësaj, është se do të merr urdhra përmes zërit, duke i mundësuar shoferit të jetë shumë më i lirë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat