Audi RS Q8 është gati të ballafaqohet me rivalët vendas BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLE 63

Auto

Audi RS Q8 është gati të ballafaqohet me rivalët vendas BMW X6 M dhe Mercedes-AMG GLE 63

Më: 10 maj 2018 Në ora: 06:27
Audi RS Q8

Ky model nga Audi, do të jetë versioni gjerman i Lamborghini Urus

Për një kohë të gjatë, dihet se Audi është duke e bërë gati SUV-in RS Q8, me të cilin do ballafaqohet me rivalët vendas BMW X8 M dhe Mercedes-AMG GLE 63 Coupe.

Makinën që njohësit e makinave e kanë krahasuar si versionin gjerman të Lamborghini Urus, e kanë parë spiunët që merren me makinat e reja, teksa testohej nën shtresën për kamuflazh.

Kjo e fundit dhe shumë improvizime tjera, siç është gypi i pasmë për nxjerrjen e gazrave, bëjnë që ky SUV të ketë pamje krejt tjetër.

Por, para se të arrihet te përfundimet, duhet ditur se Audi di të mashtrojë shumë mirë në këto raste, duke bërë që produkti final të jetë i pa pritshëm.

Zhurma që ka lëshuar gjatë lëvizjes dhe gjashtë frenat në rrotë, lënë të kuptojnë që do të ketë shpejtësi shumë të lartë.

Këtë e bën edhe më bindëse fakti, që është i bazuar në sistemin e Urus që ka motorin me 4.0-litra V8 turbo-dyshe.

Pritet të shihet nëse do të prodhojë 650 kuajfuqi, për ta rrëzuar nga froni rivalin italian Lamborghini.

Në anën tjetër, janë paralajmëruar shumë shkathtësi gjatë vozitjes dhe rrotat shumë më të mëdha.

Prezantimi zyrtar i këtij Audi, do të bëhet gjatë muajit që vjen, ndërsa pritet të lansohet gjatë vitit që vjen si një model i 2020-ës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat