Tesla Model X tërhoqi një aeroplan pasagjerësh, në përpjekje të arrij Rekordin e Ginisit

Auto

Tesla Model X tërhoqi një aeroplan pasagjerësh, në përpjekje të arrij Rekordin e Ginisit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 08:17
Tesla Model X

Ngjarja po shqyrtohet dhe është në proces, që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit

Kompania ajrore Quantas, e ka lidhur një prej Boeing 787-9 Dreamliner në një Tesla Model X P100D, që e tërhoqi për 300 metra nëpër pistë. Aeroplani nuk e kishte kapacitetin e plotë prej 280 tonelatave, që edhe ashtu është shumë për makinën që peshon 2.5 tonelata.

Aktiviteti që u zhvillua në një aeroport të Melburnit në Australi, është ndjekur nga afër prej zyrtarëve të Librit të Rekordeve të Ginisit. Gjithçka shkoi në rregull, teksa Model X e tërhoqi aeroplanin e pasagjerëve, që peshonte 142 tonelata, pasi kishte shumë më pak udhëtarë, bagazhe dhe derivate.

Procesi i njohjes së rekordit tashmë ka filluar dhe do finalizohet së shpejti, ndërsa nuk pritet të mposhtet nga ndonjë makinë tjetër elektrike, për të kohë mjaft të gjatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat