Nis prodhimi i Mercedes klasa e re G

Auto

Nis prodhimi i Mercedes klasa e re G

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:23
Mercedes

Gjenerata e re e Mercedesit ka nisur të prodhohet në fabrikën Magna Steyr në Grac.

Më 2019 mbushen 40 vjet nga lansimi i klasës së parë G. Njësitë e para të gjeneratës së re, e cila kishte premierën në Detroit ka dalë nga fabrika në Austri.

Është interesante se në prodhimin e modelit të ri morën pjesë edhe disa punonjës që janë të punësuar në kompani që nga viti 1979, kur ishte prezantuar Mercedes origjinal i klasës G.  

Vetura e parë nga gjenerata e re është Mercedes G500 me 4.0 bi-turbo V8 benzinë që siguron 422 kuaj fuqi. Krahas tij, do të prodhohet edhe  Mercedes-AMG G63 4.0 bi-turbo V8 që prodhon 585 kuaj fuqi.  

Që nga nisja e prodhimit, më 1979, Mercedes ka shitur mbi 300.000 vetura të klasës G.  Vetëm vitin e kaluar janë shitur 22.000 automjete, të cilat blerësit i kanë gjetur në SHBA dhe Gjermani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat