Apple shndërron Volkswagen në automobil autonom

Auto

Apple shndërron Volkswagen në automobil autonom

Më: 28 maj 2018 Në ora: 12:38
Ilustrim

Gjiganti amerikan arriti marrëveshje me prodhuesin gjerman për përdorimin e modelit VW Transporter T6 në testet për vozitjet autonome, shkruan New York Times.

Marrëveshja është pjesë e projektit "Titan", të cilin Apple e lansoi para tri vjetësh me synim që të zhvillojë dhe prodhojë automobilat elektrikë autonomë, transmeton KosovaPress.

Sipas marrëveshjes me Volkswagen, të dyja kompanitë me ndihmën e firmës italiane Italdesign së bashku do të kryejnë modifikimet e përbashkëta në modelin T6 Transporter, në mënyrë që kjo makinë të bëhet me motor elektrik.  

Nga furgoni do të largohen shumë pjesë origjinale, përfshirë edhe tabelën e komandës dhe ulëset, në mënyrë që të bëhet vend për kompjuterë shtesë, sensorë dhe pako të madhe të baterive.  VW Transporter T6 i modifikuar do të testohet në rrugët e Kalifornisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat