Michelin po krijon gomat e fuqishme, që i mbijetojnë lëvizjes me 500 kilometra në orë

Auto

Michelin po krijon gomat e fuqishme, që i mbijetojnë lëvizjes me 500 kilometra në orë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:46
Kohë të mira po vijnë, sa i përket sigurisë së makinave të shpejta

Kohëve të fundit, shumë prodhues i kanë hyrë garës, për prodhimin e veturës që do tejkalonte barrierën prej 500 kilometrave në orë.

Derisa shpejtësitë e makinave po rriten, kompanitë si Bugatti, Rimac, Koenigsegg dhe Hennessey, po bëjnë përpjekje që të arrijnë shifra sa më të larta. Për momentin, Koenigsegg Agera RS e mbanë rekordin me 447 kilometra në orë, por John Hennessey është i bindur se Venom F5 do t’i arrijë 500 kilometra në orë.

Derisa shumë kompani po punojnë për shtimin e kuajfuqive dhe rritjes së shpejtësisë, duhet pasur parasysh se jo shumë goma mund ta përballojnë një vozitje të tillë. Michellin dëshiron ta ndryshojë këtë gjendje dhe të strukturojë gomën, që i mbijeton lëvizjes me 500 kilometra në orë.

Deri më tani, kjo kompani franceze i ka prodhuar gomat Pilot Sport Cup 2, që u shfrytëzuan nga Bugatti dhe Koenigseg.

Forca e madhe shtytëse dhe fërkimi enorm, mund të bënin që gjërat të mos shkojnë si duhet me rrota dhe pasojat të jetë të paparashikueshme. Për këtë arsye, do punohet në zbutjen e nxehtësisë, presionit dhe lehtësimin e shtresës së jashtme.

Që të jenë legale për rrugë, rrotat i nënshtrohen simulimeve të një pas njëshme dhe duhet që në fund të jenë prapë në gjendjen e paracaktuar. Kësaj sfide i ka hyrë Michelin, që sipas të gjitha gjasave do t’i mbijetojnë edhe lëvizjes me 500 kilometra në orë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat