Musk planifikon veturë të re në klasën e Golfit

Auto

Musk planifikon veturë të re në klasën e Golfit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 18:30
Musk

Kreu i kompanisë Tesla, Elon Musk ka njoftuar se do të nisë një makinë elektrike kompakte në klasën e Golfit brenda pesë viteve.

Ai tha se kjo kompani po planifikon një model tjetër më të vogël se të gjitha të mëparshmet.

Duke zgjidhur problemin e zvarritjes së prodhimit të Modelit 3 dhe lansimit të automjeteve elektrike tashmë të paralajmëruar - modeli Y crossover, kamion-cisternë Tesla Semi dhe Roadster i ri, prodhuesi nga Kalifornia do të fokusohet në një makinë elektrike kompakte që duhet të kontribuojë më tej në emancipimin e veturave të pasagjerëve me energji elektrike.

“Mendoj se do të bëjmë një model kompakt brenda pesë vjetësh," tha Musk.

Ai nuk dha më shumë detaje rreth këtij automjeti, por pritet të konkurrojë me Volkswagen elektrik I.D. hatchback që në ndërkohë do të shfaqet në treg.

Tesla kompakt do të zë pozicionin poshtë Modeli 3 në gamën e këtij prodhuesi dhe besohet se - në kohën që është gati për prodhim - do të zhvillohet një brez i ri dhe më i avancuar i baterive të propulsionit, më pak masë dhe kapacitet më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat