Mashtrimet me dizel, Mercedes mund të dënohet me 3.7 miliardë euro

Auto

Mashtrimet me dizel, Mercedes mund të dënohet me 3.7 miliardë euro

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 12:53
Mercedes

Gjiganti gjerman Daimler ndodhet në qendër të kritikave për shkak të mashtrimit me rastin e emetimit të gazrave të dëmshme në motorët me dizel.

Pasi autoritetet gjermane ndaluan përdorimin e agregatit 1,6 litra dizel në Mercedes Vito, njohuritë e reja tregojnë se Daimler në motorët e tij ka përdorur të paktën pesë pajisje të ndryshme për manipulimin e rezultateve të testeve.

Këtë informacion e sjellin gazetat gjermane Bild dhe Sontag, duke iu referuar burimeve nga Administrata federale gjermane për komunikacion.

Mercedes-Benz ka tërhequr modelin Vito në Gjermani për shkak të softuerit ilegal, ndërsa tash pritet tërheqja edhe e 600.000 automjeteve kryesisht të klasës C dhe G.

Nëse shpallet fajtor, Daimler mund të dënohet me pesë mijë euro për çdo automobil. Deri më tash softueri është gjetur në 750.000 vetura, që do të thotë se kompaninë e pret dënimi prej rreth 3,7 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat