Çdo e dyta Audi do të jetë SUV - Bota Sot
Çdo e dyta Audi do të jetë SUV

Auto

E hënë, 24 shtator 2018

Çdo e dyta Audi do të jetë SUV

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 20:03
Audi

Audi është shprehur i kënaqur me shitjen e SUV, pasi nga fillimi i vitit 2018 ka porositur rreth 287.500 njësi të modelit Q, që është 36,6% e shitjes së përgjithshme të gamës së tij.

Kompania nga Ingolshtati vlerëson se deri në vitin 2025, klasa SUV do të jetë sektori më i rëndësishëm i Audi, e cila do të përfshijë 50% të shitjes së përgjithshme.

Modeli më i popullarizuar është Q5 me 24.700 njësi të shitura vetëm gjatë majit dhe 125.750 nga fillimi i vitit në gjithë botën. 

Audi në pesë muajt e parë të vitit 2018 ka shitur 258.413 automjete në Kinë dhe çdo e pesta veturë e shitur ishte SUV Q5. 

Shitja ka shënuar rritje dhe në Amerikën Veriore për 1,6%, derisa në Evropë ka shënuar rënie të ultë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test