Volvo bën të ditur datën e prezantimit të modelit S60

Auto

Volvo bën të ditur datën e prezantimit të modelit S60

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:10
Volvo

Prodhuesi suedez Volvo, do ta prezantojë modelin S60 tërësisht të ri, në fabrikën e re në Karolinën e Jugut

Makina që u lansua më 2010 dhe i nevojitej një ndryshim i madh, prezantohet gjatë javës që vjen.

Gjenerata e tretë e S60, do të prezantohet në një aktivitet modest më 20 qershor, që nuk do të jetë i hapur për të gjithë.

Në të njëjtën kohë, do të shfaqen ambientet e fabrikës së re që e ka ndërtuar Volvo në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ku do të prodhohet S60.

Duket sikur një hapësirë e pazakontë për të prezantuar një model kaq të rëndësishëm, por Volvo ka bërë të ditur se më nuk merr pjesë në panaire.

Për dallim prej prodhuesve tjerë, do të organizojë vetëm evente për “qëllime-specifike” – siç e kemi rastin me XC40 2017, që e shfaqi në Javën e Modës në Milano, e jo në një panair të zakonshëm automobilash.

“Nuk i kemi thënë jo panaireve, por do të provojmë edhe prezantime të tjera. Kur të jenë ndryshuar disa gjëra, sigurisht se kthehemi”, thuhet në një raport të kompanisë Volvo, lidhur me vendimin.

Sa i përket modelit S60, nuk ka aq shumë informacione, vetëm se nga një fotografi e rrjedhur, shihet se është një version i tkurrur i S90.

Pritet të jetë shumë më i fuqishëm se modeli i tanishëm dhe sipas të gjitha gjasave, do të prodhojë 316 kuajfuqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat