BMW kthen prapa disa M5 2018, shkaku i problemeve me pompën e benzinës

Auto

BMW kthen prapa disa M5 2018, shkaku i problemeve me pompën e benzinës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:36
Përkohësisht ndalohet edhe shitja e makinave M5, derisa të kryhen kontrollet e nevojshme

Nuk janë vetëm makinat e shitura që e kanë këtë problem, por edhe ato tërësisht të reja, që janë ende në sallone.

Për këtë arsye, BMW ka ndaluar shitjen dhe po kërkon të kthehen prapa të gjitha M5 të shitura prej 21 gushtit 2017 deri më 17 prill 2018.

Gjatë prodhimit ka ndodhur një lëshim dhe makinat kanë probleme me pompën e benzinës, që mund të ndalojë papritmas.

Mos funksionimi i saj bën që makina të ndalojë në tërësi dhe ka rrezik të përplasjes.

Të gjithë ata që e kanë një M5 të tillë, duhet ta dërgojnë te blerësi, ku teknikët vetëm do t’ia përditësojnë softuerin në sistemin ECU.

Nuk ka pasur raportime, se shkaku i pompës së benzinës të jetë shkaktuar ndonjë aksident, por prodhuesi serioz siç është BMW, nuk i lë asgjë fatit.

Të gjithë blerësit, do të kontaktohen personalisht nga zyrtarët e kompanisë gjermane deri më 6 korrik, që të njoftohen rreth intervenimit që duhet bërë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat