VW dënohet keq

Auto

VW dënohet keq

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:50
Volkswagen

Gjermania ka dënuar prodhuesin e veturave Volkswagen me një miliard euro për shkak të mashtrimit me emetimin e gazrave të dëmshme të motorëve dizelë, transmetojnë mediat e atjeshme.

Ky është njëri nga dënimet më të mëdha në historinë e Gjermanisë dhe nuk mbulon asnjë akuzë të qytetarëve ndaj kompanisë.

Për shkak të mashtrimeve me testime, VW deri më tash u dënua me 30 miliardë dollarë, më së shumti në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat