Mashtrimi me emetimet, 1.2 miliardë dollarë gjobë për Volkswagen

Auto

Mashtrimi me emetimet, 1.2 miliardë dollarë gjobë për Volkswagen

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 15:33
Volkswagen

1.2 miliardë dollarë gjobë kanë vendosur autoritetet gjermane mbi Volkswagen për instalimin e një pajisjeje tek automjetet me naftë, që tregonin më pak emetim nga sa çlirohej në të vërtetë.

Ndëshkimi u njoftua nga prokurorët publikë dhe kompania, e cila tha se shpresonte që tashmë të ndërrojë faqe nga skandali që ka tronditur kompaninë dhe ka vrarë shitjet e industrisë së makinave me naftë.

“Kjo është një nga gjobat më të larta të vendosura ndonjëherë në një kompani në Gjermani”, tha prokurori në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat