Mercedesi tërheq 774 mijë vetura

Auto

Mercedesi tërheq 774 mijë vetura

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:11
Mercedesi

Duke iu falënderuar kësaj tërheqjeje, prodhuesi gjerman do t’i shmanget dënimit në lartësi prej rreth 3,7 miliardë euro.

Drejtori i Mercedesit, Dieter Ceche, ka urdhëruar pas takimit me ministrin gjerman të Komunikacionit, Andreas Schojer, se nga tregu evropian do të tërhiqen edhe 774.000 automobila me dizel.

Këtu hyjnë modelet Mercedes klasa C dhe Mercedes GLC, të cilët do t’i bashkëngjiten automjetit Vito me motor dizel, të cilët ishin tërhequr më herët.

Prodhuesi gjerman ndodhet në gjendje të vështirë pas mashtrimit me teste të emetimit të gazrave të dëmshme në motorët dizel.

Vlerësohet se tërheqja dhe intervenimi në 774.000 vetura do t’i kushtojë Mercedesit 100 milionë euro.

Automobilat me motorët dizelë ishin shitur vetëm në Evropë, ndërsa Mercedes paralelisht me tërheqjen ka bërë ankesë ndaj vendimit, pasi konsideron se nuk ka bërë asgjë ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat