Ylli i ri në qiellin premium: BMW Seria 8 Coupe

Auto

Ylli i ri në qiellin premium: BMW Seria 8 Coupe

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:39
BMW Seria 8 Coupe

Pas një vit pritjeje, BMW zbuloi serinë e re Coupe, e cila në fillim për blerësit do të jetë në dispozicion në dy versione, një me benzinë dhe një me dizel.

Modeli i ri ka “hundë” të lëshuar dhe pamje agresive të përparme. Dritat LED janë standarde dhe blerësit mund të porositin edhe variantin me drita të përparme futuriste laserike.

Për fillim do të jetë në dispozicion modeli M850i xDrive me motor 4.4 bi-turbo V8 me ndërrues automatik prej tetë shpejtësish.

Agregati i këtij modeli siguron 530 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 deri 100 km/h për vetëm 3,7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.

BMW nuk ka hequr dorë nga modeli dizel dhe blerësit mund të porositin versionin  840d xDrive me gjashtë cilindra dhe motor 3.0 bi-turbo, i cili prodhon 320 kuaj fuqi. BMW 840d xDrive përshpejton deri në 100 km/h për 4,9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është njësoj sikur te modeli me motor benzinë.

Seria e tetë BMW 8 Coupe arrin në tregun evropian në nëntor të këtij viti, kur edhe pritet të bëhet i ditur çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat