Thesari i fshehur: Porsche i harruar në garazh pret pronarin e ri

Auto

Thesari i fshehur: Porsche i harruar në garazh pret pronarin e ri

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:36
Porsche

"Zbulimi i fundit nga hambari" është Porsche 356B Super 90 Coupe klasik nga viti 1962.

Pas gjithë këtyre viteve, ai kishte mbetur i harruar në një garazh privat, mbushur plot pluhur.

Porsche 356B Super 90 Coupe gjendet në SHBA fillimisht i përkiste një prifti, i cili, së bashku me makinën e tij u transferua në këtë vend nga Gjermania.

Ajo iu shit një klienti në Amerikë, i cili e mbajti në garazh për dekada të tëra. Tani është koha për të marrë një pronar të ri, i cili do t'i japë atij një shkëlqim.

Siç thuhet në shpalljen e kompanisë Gullwing Motor Cars, automobili ka kaluar  vetëm 71.000 kilometra dhe, edhe pse i ndryshkur, ai ende është në gjendjen e tij origjinale. Ka ngjyrë argjendi të fabrikës, ndërsa enterieri ka ngjyrë të kuqe të errët.

Vetura posedon motor 1.6 litra me katër cilindra me 89 kuaj fuqi, dhe përshpejton nga 0-96 km/h) për 10 sekonda.

Makina të tilla si kjo është shumë vështirë për t’u gjetur në gjendje origjinale dhe  356B Super 90 Coupe ka çmimin 56,500 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat