Musk: Tesla është viktimë e sabotimit të gjerë

Auto

Musk: Tesla është viktimë e sabotimit të gjerë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:48
Tesla

Drejtori i Tesla Elon Musk ka akuzuar një punonjës të kompanisë për sabotim duke ndarë informacionin "e ndjeshëm".

Ai tha se ishte një komplot i madh në të cilin punonjësi në fjalë ndërroi kodet e sistemit operativ Tesla me llogari të rreme.

“Ai gjithashtu i dorëzoi palës së tretë një numër të madh të të dhënave shumë të ndjeshme të kompanisë”, tha Musk.

Punonjësi u kap dhe u mor në pyetje, ndërsa ai supozohej se po sabotonte kompaninë.

Musk, megjithatë, dyshon se është një problem shumë më i madh sesa në shikim të parë, pasi ekziston një "listë e gjatë organizatash që duan Tesla të vdesë".

Më mesin e tyre, ai thotë se janë kryesisht tregtarët e Wall Street, të cilët "po gënjejnë" në rënien e aksioneve të Teslës në bursë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat