Kalashnikov prezanton makinat e reja për policinë

Auto

Kalashnikov prezanton makinat e reja për policinë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:21
Kalashnikov Concern

Kalashnikov Concern zbuloi makinat e reja të teknologjisë së lartë dhe motoçikletat e dizenjuara për policinë rrugore të Moskës. Automjetet elektrike u futën në shërbim javën e shkuar.

Kjo makinë elektrike, e quajtuar “Ovum” dhe e krijuar nga një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të armëve, Kalashnikov Concern, peshon gjysmë toni dhe mund të arrijë një shpejtësi deri në 80 kilometra në orë.

Vetë kompania thotë se kjo makinë me formë veze dhe me 3 rrota do të jetë tepër e lehtë për t’u përdorur. Edhe nëse përfshihet në aksident, ndryshe nga mjetet e tjera elektrike, ajo ka shumë pak shanse që të shpërthejë në flakë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat