Shfaqet për herë të parë me shtresën për kamuflim BMW 3 Series tërësisht i ri

Auto

Shfaqet për herë të parë me shtresën për kamuflim BMW 3 Series tërësisht i ri

Më: 30 qershor 2018 Në ora: 07:47
BMW 3 Series

Format e eksterierit i janë fshehur në maksimum, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë hibrid apo tërësisht elektrik

Për një kohë të gjatë, është ditur se do të arrijë një 3 Series tërësisht i ri, por BMW nuk ka bërë të ditur asnjë detaj.

Mirëpo, pamjet e fundit nga terreni, e shfaqin atë teksa testohej në rrugë të hapur, me shtresën e ashpër të kamuflimit. Kjo e fundit, ndalon t’i shihen format që do t’i ketë, por shihet se gjenerata e dytë e 3 Series, ashtu edhe siç pritej, është një karavan.

Në anën tjetër, mendohet se e ka platformën e njëjtë sikurse 5 Series Touring. Nuk përjashtohet mundësia, se ky nuk do të jetë versioni final, por vetëm pjesë e ndonjë edicioni të limituar.

Me rritjen e popullaritetit të makinave elektrike, është menduar se ky model do të jetë tërësisht elektrik, por ka spekulime se mbetet vetëm hibrid. Entuziastët e kanë mirëpritur faktin, që është një veturë karavan, pasi BMW është më së shumti i interesuar të prodhojë SUV si X3 dhe X4. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat