Del në shitje kopja e veturës së parë në botë

Auto

Del në shitje kopja e veturës së parë në botë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 08:12
Benz Patent-Motorwagen

Vetura origjinale Benz Patent-Motorwagen me tre rrota llogaritet si vetura e parë e prodhuar ndonjëherë. Ajo është prodhuar më 29 janar të vitit 1885.

Patent-Motorwagen e ka krijuar Karl Benz në 1885-ën dhe e ka shitur atë për 600 marka gjermane në atë kohë, rreth 3,500 euro të sotshme. Publiku i gjerë pati mundësinë që të njihet me veturën e parë në botë në vitin 1886 dhe pas 6 vjetëve Benz ka prodhuar rreth 25 vetura të tilla.

Gjithashtu, vetura Patent-Motorwagen kishte motorin benzinë me vetëm një cilindër dhe 954 cc, të cilin e ka zhvilluar vet Benzi. Ky motor, revolucionar në kohën e vetë, kishte kapacitet më pak se 1 kuajfuqi. Pas zhvillimit të disa modeleve të reja të Patent-Motorwagen, janë zhvilluar edhe motorë më të fuqishëm kapaciteti i të cilëve ishte rreth 1 deri 2 kuajfuqi, falë të cilave pastaj vetura e parë në botë mund të lëvizte me një shpejtësi maksimale deri në 16 kilometra në orë, transmeton gazeta express.

Kopja të cilën është duke e shitur departamenti i Mercedes-Benz Classic është e krijuar në vitin 2002 si pjesë e disa kopjeve të automjeteve origjinale për muzeun e Mercedesit.

Çmimi i kësaj kopjeje të veturës së parë në botë ende nuk është zbuluar për publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat