Modeli 3 debuton në Evropë kah mesi i korrikut

Auto

Modeli 3 debuton në Evropë kah mesi i korrikut

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 20:02
Modeli i fundit Tesla

Modeli i fundit Tesla do të paraqitet para publikut të Goodwood Festival of Speed që do të mbahet në Britani nga 12 deri më 15 korrik.

Prototipi i modelit 3 kishte premierën në SHBA në pranverën e vitit 2016 dhe publiku evropian do ta shohë këtë veturë në terren për herë të parë dy vjet më vonë.

Gjatë fundjavës së Goodwood, një kopje e modelit më të lirë të Teslës do të ekspozohet për vizitorë. Ndonëse kjo ngjarje ndodhet në ishull, vetura do të ketë një timon në të majtë, që do të thotë se është një version për pjesën kontinentale të Evropës.

Prodhimi i Modelit 3 për tregjet e vendeve në të cilat drejtohen anën e majtë të rrugës, si Britania e Madhe dhe Australia, do të fillojë vetëm në vitin 2019. Modeli 3 duhet të jetë në dispozicion të klientëve evropianë në të gjitha variantet që do të jenë në dispozicion në SHBA, duke përfshirë dy versione me dy motorë elektrikë, por edhe opsionin bazë, më të lirë, që ende nuk është në dispozicion.

Çmimi i veturave në Evropë nuk është bërë i ditur deri më tani, por Modeli 3 më i pranishëm në SHBA do të kushtojë 35.000 dollarë, duke mos llogaritur subvencionet shtetërore.

Përndryshe, modeli i parë do të mundësohet nga dy motorë elektrikë me autonomi më të madhe lëvizëse dhe përshpejtim 0-96 km/h për 4.5 sekonda. Në variantin e dytë, fokusi do të jetë në performancë, kështu që do të jetë në gjendje të arrijë 96 km/h për 3,5 sekonda, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat