Panairi më i madh amerikan zhvendoset në verë?

Auto

Panairi më i madh amerikan zhvendoset në verë?

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Gjatë muajve të fundit, është bërë e ditur se organizatorët e Panairit të Detroitit, që konsiderohet të jenë manifestimi më i rëndësishëm i këtij lloji në kontinentin e Amerikës së Veriut, po planifikojnë të ndryshojnë datën e kësaj ekspozite automobilistike.

Një nga arsyet kryesore për ndryshim janë kushtet e pafavorshme të motit që mbizotërojnë në këtë qytet në veri të SHBA-së gjatë muajit janar, transmeton KosovaPress.

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, organizatorët nuk janë në gjendje të lëvizin pjesë të aktivitetit në hapësirën jashtë sallave të panairit, duke zgjeruar kështu përmbajtjen dhe duke tërhequr më shumë vizitorë.

Automotive News shkruan se panairi do të mbahet në qershor dhe së shpejti pritet edhe vendimi zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat