BlackFly, vetura fluturuese - Bota Sot
BlackFly, vetura fluturuese

Auto

E shtunë, 18 gusht 2018

BlackFly, vetura fluturuese

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 06:51
BlackFly

Një veturë që fluturon dhe nuk ka nevojë për leje pilotimi për të operuar, është prezantuar në Kalifornia.

BlackFly mund të udhëtojë deri në 40 kilometra me shpejtësi 62mph.

Krijuesit e saj besojnë se me kalimin e kohës do të kushtojë sa një veturë sportive, mirëpo modelet e para do të jenë goxha të kushtueshme.

Kitty Hawk, një start-up tjetër amerikan i mbështetur nga themeluesi i Google, Larry Page, gjithashtu është duke testuar makinën e tij personale në Las Vegas.

Edhe disa kompani të tjera rivale janë duke zhvilluar vetura fluturuese nëpër bote.

Krijuesi i BlackFly është kompania “Opener” me bazë në Palo Alto. Kjo veturë fluturuese është testuar në Kanada, ku edhe kishte marrë autorizim për të funksionuar.

Ashtu si modeli Kitty Hawk edhe BlackFly mund të përshkruhet si një dron që bartë njerëz, ngase nuk është i dizajnuar për rrugë.

Vetura mund të bartë një person dhe mbështetet nga tetë sisteme të shtytjes, të shpërndara në dy krahë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test