Yamaha prezanton katër modele të reja të e-biçikletave

Auto

Yamaha prezanton katër modele të reja të e-biçikletave

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:12
e-biçikleta

Kompania e njohur japoneze e motoçikletave, Yamaha, e cila pretendon se ka krijuar biçikletat elektronike qysh në vitin 1993, ka përgatitur modele të reja.

Aktualisht në dispozicion janë katër modele të reja. I pari është CrossCore, një biçikletë hibride për rrugë me performancë të lartë si dhe me kornizë trekëndëshe dhe dorezat e rrafshëta. Biçikleta CrossConnect te rrota e pasme ka të vendosur mekanizmin i cili mund të përdoret për të vendosur gjëra ndryshme (mund të përdoret si bagazh), si dhe në të mund të ulet edhe një person. Modeli i tretë quhet UrbanRush, i cili përshkruhet si një biçikletë e përkryer urbane me goma shumë të holla dhe shumë praktike për qytetet me komunikacion të dendur. Sa i përket modelit të katërt, YDX Torc, ajo është një biçikletë me goma të trasha e cila është gjithnjë e gatshme për të gjitha terrenet.

Të gjitha këto katër modele vijnë me njësinë PW Series Drive, e cila është e kombinuar me baterinë litium-jon prej 500 Wh. Tre biçikletat për qytet kanë motorin elektrik PWSeries SE, ndërsa modeli malor ka motor PW-X, me njësinë më të lehtë dhe asistencë shtesë. Rregullimi i asistencës i mundëson përdoruesit të zgjedhë sa ka nevojë për ndihmë nga motori elektrik.

Duke pasur parasysh se këto biçikleta janë pjesërisht “vetura” elektrike, e-biçikletat e Yamahas kanë të integruar edhe senzorin për shpejtësinë i cili shfaqet në ekranin LCD si dhe numrin e kilometrave të kaluara dhe kapacitetin e baterisë. Bateria mund të vendoset në biçikletë ose të hiqet dhe të karikohet me anë të karikuesit të shpejtë të Yamahas. Karikimi i baterisë përmes përdorimit të prizave standarde zgjat katër orë.

Në Yamaha thonë se fjala është për biçikletat, e jo skuterat, kështu që nuk mund të lëvizni pa lëvizur pedalet.

Modeli CrossCore kushton 2,399 dollarë, ndërsa çmimi rritet deri në 3,499 dollarë për modelin YDX Torc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat