Lamborghini ka shitur më shumë vetura në gjysmën e parë të 2018-ës, se sa në pesë vitet e fundit

Auto

Lamborghini ka shitur më shumë vetura në gjysmën e parë të 2018-ës, se sa në pesë vitet e fundit

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 00:00
Lamborghini

Pa përfshirë këtu, shitjet e Urus për të cilin ka kërkesa shumë të mëdha.

Të thuhet se gjërat po shkojnë mirë te Lamborghini, do ishte nënvlerësim.

Prodhuesi gjerman ka bërë të ditura statistikat e shitjes, për gjysmën e parë të këtij viti, që janë për 11 për qind më të larta se ato të vitit të kaluar.

Prej një janarit, deri më 30 qershor të këtij viti, Lamborghini ka dërguar 2,327 makina te blerësit në shtete të ndryshme të botës. Më së shumti kërkesa ka pasur në Evropë, ndërsa prijnë blerësit pasanikë nga Italia dhe Britania e Madhe.

Për të ilustruar më mirë, se sa i suksesshme ishte ky gjysmë vit te Lamborghini, mund të thuhet se numri i shitjeve, ia tejkalon të gjitha shitjeve që janë bërë që nga viti 2013.

Nuk mjafton me kaq, këtu nuk janë përfshirë shitjen e Urus. Meqenëse ky SUV i shumëkërkuar do të shpërndahet gjatë këtij muaji, atëherë presim që numri i shitjeve deri në fund ët vitit të ketë shifër enorme.

Ndryshimet e platformës së RWD Huracan dhe avancimet teknologjike, janë disa prej elementeve që e bën t’i shtohen shitjet. Gjatë këtij viti janë shitur në total 1,604 Huracan, teksa një vit më parë ishin shitur 1,400. Deri më tani, Aventador ka pasur 673 blerës.

Për vite me radhë, Shtete e Bashkuara kanë qenë tregu më i madh i Lamborghinive. Në vendin e dytë vjen Japonia, e pasuar nga Britania e Madhe.

Së fundmi, tregu evropian është rritur me 30 për qind, teksa më së shumti kërkesa ka në Itali, Britani të Madhe dhe Austri. Mbetet të shihet deri në fund të vitit, se sa do të rrisë shifrën e shitjeve modeli Urus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat