AC Schnitzer e bën BMW i8 Roadsterin të duket “i ligë”

Auto

AC Schnitzer e bën BMW i8 Roadsterin të duket “i ligë”

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 00:45
BMW

Pronarët e BMW i8 Roadster që dëshirojnë që super-vetura e tyre hibride të duket më “agresive”, atëherë mund t’i drejtohen kompanisë së njohur AC Schnitzer.

AC Schnitzer ka përgatitur një paketë të re për aerodinamikën e këtij modeli, rrotat më të lehta dhe amortizatorët e modifikuar.

Paketa e re, po ashtu, përmban disa elemente nga fibra të karbonit të cilat ndryshojnë pamjen e këtij BMW i8 Roadster. Tani, kjo super-veturë vjen me maskën e re të përparme, pragjet e reja, pasqyrat e reja, difuzer të pasmë të ri si dhe spoiler të ri.

Gjithashtu, Schnitzer ka përmirësuar edhe interierin e këtij modeli, duke përfshirë pedalet nga alumini, mbështetësin për këmbën dhe kontrollorin iDrive, si dhe tepihët e rinj.

Për këtë BMW i8 Roadster, AC Schnitzer ofron edhe set të ri të rrotave me diametër prej 21-inç, të cilat janë më të lehta se ato të BMW-së 20-inç.

Me modifikimin e edhe të amortizatorëve, tani kjo super-veturë është më e ulët për 20 deri 25 mm.

Sistemi i tërheqjes hibrid mbetet i njëjtë, kështu që ky BMW i8 Roadster vazhdon të jetë me kapacitet prej 369 kuajfuqi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat