Lansohet e-vetura me energji diellore

Auto

Lansohet e-vetura me energji diellore

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 17:14
Sono Motors

Kompania start-up gjermane Sono Motors këtë verë përfiton nga dielli i fuqishëm bavarez për të kryer testimin e sistemit të energjisë elektrike për modelin "Sion", një automjet elektrik që është i ngarkuar gjatë ngasjes me anë të qelizave diellore.

Edhe pse Gjermania nuk ka gjasa të arrijë në objektivin e një milion makinave elektrike në rrugët e saj deri në vitin 2020, qeveria në Berlin njoftoi në prill se është e gatshme të mbështesë kompanitë që prodhojnë bateri për automjetet elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat