Range Rover 2019 vjen si hibrid i elektrifikuar

Auto

Range Rover 2019 vjen si hibrid i elektrifikuar

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 06:37
Land Rover kombinon modelin Range Rover me pjesë të atij Sport

Tashmë dihet se Range Rover do të arrijë më 2021, por para se të arrijë ky model tërësisht i ri, Land Rover ka vendosur që të bëjë në në një reflektim prej versionit Sport.

Nga kjo e fundit, Range Rover që arrin gjatë vitit që vjen, do ta ketë motorin me 2.0 litra dhe katër cilindra që prodhon 398 kuajfuqi.

Bashkë me të edhe pjesën elektrike, që me një mbushje mund të lëvizë deri në 50 kilometra. Prodhuesi britanik, do ta integrojë në këtë makinë edhe sistemin Wade Sensing, që japë informata reale, për thellësinë e rrugës përpara. Kjo për ata që i vozisin këto makina SUV, nëpër lumenj.

Modeli bazë do të kushtojë 90 mijë euro, teksa pakoja komplete do të kushtojë afro 96 mijë euro. Hibridi që lansohet më 2019, ka mundësi që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 4.3-sekonda.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat