BMW do të tërheqë 324 mijë vetura nga Evropa, mund të kaplohen nga zjarri

Auto

BMW do të tërheqë 324 mijë vetura nga Evropa, mund të kaplohen nga zjarri

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:46
BMW

BMW do të tërheqë 324 mijë vetura me naftë në të gjithë Evropën për shkak të një serie zjarresh të rrezikshme të ndodhura në Korenë e Jugut.

Në mes të janarit e korrikut të këtij viti, 27 vetura janë kapluar nga zjarri, që ka bërë që edhe politikanët koreanë të intervenojnë dhe dega e BMW-së në Kore të marrë një reagim të ashpër nga konsumatorët e tyre. 13 prej tyre tashmë kanë paditur firmën gjermane, duke thënë se janë të frikësuar të vozisin veturat e tyre.

Marka gjermane tashmë i ka kërkuar falje konsumatorëve koreanë, por BMW tani do të detyrohet të tërheqë qindra mijëra vetura të shitura në Evropë për të rregulluar pjesën e rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat