Toyota përgatit ofensivë në tregun më të madh botëror

Auto

Toyota përgatit ofensivë në tregun më të madh botëror

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:50
Toyota

Ish-prodhuesi më i madh i makinave në botë planifikon që në fillim të dekadës së ardhshme në Kinë të shesë 2 milionë makina në vit.

Për të arritur këtë qëllim, Toyota do të rritë më shumë kapacitetet prodhuese në makinat e veta në Guangzhu dhe Tjanjin për rreth 20%.

Prodhuesi japonez në fabrikat e reja aktualisht disponon me kapacitet prodhues prej 1.16 milion automjete në vit.

Kapacitetet në Guangzhu gjithashtu do të rriten në drejtim të prodhimit të automjeteve elektrike dhe hibride.

Autoritetet kineze njoftojnë se për prodhuesit e automobilave që kanë fabrika në atë vend në vitin 2018, do t’u hiqet kufizimi i numrit të automjeteve të prodhuara në nivel vjetor, për automjetet elektrike dhe plug-in hibrid.

Dy vjet më vonë, 2020, do të eliminohet edhe kufizimi në prodhimin e automjeteve komerciale, ndërsa nga viti 2022 dhe për të gjitha llojet e makinave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat